ForumForum  PortaliPortali  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poli rrėfen: “Ja pse u ndava nga Ina”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
besmir hasani
Antar i Rregulltė
Antar i Rregulltė


Numri i postimeve : 26
Age : 26
Registration date : 10/09/2008

MesazhTitulli: Poli rrėfen: “Ja pse u ndava nga Ina”   Wed Sep 10, 2008 8:38 pm




Nė jetėn time kam bėrė shumė aventura, kam patur dhe dy lidhje, njėra nga tė cilat ishte Ina. Nuk di se ēfarė kuptoni ju me tė rėnit nė dashuri. Mbase unė nuk e kam provuar akoma
Pėr tė gjitha vajzat qė pėlqejnė Polin, vjen njė lajm i mirė, Poli tashmė ėshtė vetėm. Ndėrsa pėr ata fansa tė programit shumė tė ndjekur “Big Brother”, tė cilėt pėlqyen dhe bekuan lidhjen mes dy protagonistėve shumė simpatikė, Ina dhe Poli, padyshim qė ky lajm do t’i hidhėrojnė.

Gjithēka filloi nė kuadrin e njė loje. Ai njė djalė 22-vjeēar, i cili kishte njė lidhje njėvjeēare dhe njė tė dashur qė e priste jashtė shtėpisė, ndėrsa ajo njė vajzė 24-vjeēare, e cila nė biseda tė ndryshme tregonte se nuk kishte tė dashur pėr momentin. Ina dhe Poli e pėlqyen qė nė fillim njėri tjetrin, por prezenca e kamerave ua bėnte gati tė pamundur qė ata tė konsumonin deklaratat e para tė dashurisė brenda shtėpisė sė “Big Brother”. Diku nga muzgu pikėrisht atėherė kur bisedat bėheshin disi mė intime, ata i kishin premtuar njėri tjetrit me zė tė ulėt se sapo tė dilnin nga shtėpia, do tė lidheshin bashkė.

Nė fillim doli Ina e cila mesa duket e frymėzuar edhe nga atmosfera dashamirėse qė gjeti jashtė, vendosi qė tė mos presė gjatė por t’ia shprehė dashurinė Polit publikisht. Fundja ajo e kishte mundėsinė qė falė televizionit ta bėnte kėtė moment shumė mė special nga ē’mund tė ndodhte nė ditėt e zakonshme me tė gjithė ēiftet qė hedhin hapin e parė nė njė lidhje. Dalja nga shtėpia e “Big Brother” shėnoi edhe momentin kur Poli me Inėn filluan ta jetojnė jetėn si njė ēift i vėrtetė, pa prezencėn e kamerave por tė gjurmuar pafund nga paparacėt. Tė gjithė do tė kishim vėnė bast pa frikė se lidhja e tyre do tė zgjaste, pasi tė dy tregonin se ndjeheshin shumė mirė nė shoqėrinė e njėri tjetrit. Hija e ish tė dashurės sė Polit sfumohej me kalimin e ditėve dhe asgjė nuk dukej se mund pengonte dy tė rinjtė. Por mesa duket nuk mjaftuan tė gjitha kėto qė ky ēift tė funksiononte. “Jami ndarė” – tregon Poli.

Ndėrkohė nuk preferon qė tė japė shumė detaje pėr arsyet. Kjo edhe pėr faktin se nuk dėshiron qė tė hapė njė luftė mediatike me ish tė dashurėn e tij Inėn. Megjithatė duke ngulmuar pėr tė mėsuar mė shumė, tė bindur se e gjitha kjo pėrbėn kuriozitet pėr publikun, Poli tregon: “Unė me 1 shtator nisem nė Spanjė, njė mundėsi e siguruar nga “Top Channel”. Atje do tė punoj si menaxher nė njė nga hotelet e ishujve Canarie. Duke e njohur veten time, mendoj se nuk jam tip qė mbaj lidhje nė distancė kėshtu qė lidhja mori fund”. Nė fakt jo vetėm largimi nga Shqipėria, por edhe thjesht pjesėmarrja nė njė lojė si ajo e “Big Brother” duket se e bėri tė harrojė shpejt miken qė ai kishte lėnė jashtė. Por nė fund tė fundit Poli ėshtė njė djalė i ri dhe nuk mund tė pretendojmė qė lidhjet t’i marrė kaq seriozisht.

Megjithatė kjo na duket njė arsye e pamjaftueshme pėr tu ndarė. Dy javė mė parė nė njė bisedė telefonike me gazetaren tonė, Ina pohoi se ka mbetur shtatzanė, ndėrkohė qė tė nesėrmen e mohoi publikisht. E gjitha kjo na bėri tė mendojmė se Ina me siguri kėrkonte tė bėnte xheloze ato femra qė ėndėrronin t’i zinin vendin, por shpejt e kuptoi qė nuk kishte bėrė gjetjen e duhur, dhe mohoi atė lajm qė ajo vetė e ndau me tė gjithė publikun. “Lidhje jonė kishte disa ditė qė filloi tė ftohej – tregon Poli. – Nuk flisnim mė nė telefon aq shpesh ndėrkohė qė edhe takimet filluan tė rrallohen”. Nė fakt kėtė gjė e nuhatėm edhe ne teksa gjetėm Polin duke bėrė plazh pa Inėn nė Dhėrmi, fundjavėn e kaluar.

Natyrshėm lind pyetja, nėse kjo lidhje mbaroi pa mbaruar akoma vera, a ka patur dashuri apo i ka lidhur thjesht njė pasion i momentit dhe euforia se ata tashmė ishin bėrė persona publikė? “Nė jetėn time kam bėrė shumė aventura, kam patur dhe dy lidhje njėra nga tė cilat ishte Ina. Nuk di se ēfarė kuptoni ju me tė rėnit nė dashuri. Mbase unė nuk e kam provuar akoma, por ama di qė ne bėheshim xhelozė pėr njėri tjetrin” – tregon Poli. Duket se ideja pėr tė shkuar nė Spanjė e ka rrėmbyer aq shumė, saqė kur kėrkojmė qė tė na thotė sa mė shumė detaje rreth lidhjes dhe ndarjes, Poli pėrgjigjet: “Tani mendoj vetėm pėr Spanjėn. Nėse do tė mė ofrohet ndonjė mundėsi e mirė atje pėr punė dhe pėr shkollė, nuk do tė mendohem dy herė por do tė rri pėrgjithmonė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.bessyy.piczo.com
 
Poli rrėfen: “Ja pse u ndava nga Ina”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kėndi i Diskutimeve :: Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota-
Kėrce tek: